image Ngjarja tragjike në Peran të Podujevës, Policia e konfirmon rastin për Sinjalin - Sinjali

Ngjarja tragjike në Peran të Podujevës, Policia e konfirmon rastin për Sinjalin

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Peran të Podujevës, ku mbeti i vdekur një person pasi u qëllua me armë të zjarrit. Të riun dyshohet se e vrau babai i tij, i cili tashmë është arrestuar.

Sinjali mëson se dyshohet se si shkak i problemeve pronësore, babai ka shtënë me kallash drejt djalit të tij.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:00, është raportuar  për të shtëna  me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së  Podujevës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  bëhet e ditur se një person, ka  humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent.

Policia ka iniciuar një hetim me synim  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.”

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin