image Vodhën vegla pune, arrestohen dy persona në Vushtrri

Siguri

Vodhën vegla pune, arrestohen dy persona në Vushtrri

news image

Sot, dy persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës në Vushtrri, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “vjedhje”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, cak i kësaj vjedhje ishin elektromotor dhe vegla të ndryshme pune, në oborrin e një shtëpie në ndërtim në fshatin Sfaraqak.

Arrestimi i dy personave të dyshuar është bërë mbi dyshime dhe prova të siguruara se dy të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale.

Lidhur me rastin në cilësi të provave materiale te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar sendet e vjedhura, të cilat më pas i janë kthyer pronarit që i përkisnin.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

/GazetaSinjali/