Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet për varrimin në Pejë ku u infektuan me koronavirus 26 persona.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi .
“Po, jane duke u ndermarr veprime hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës”, ka thënë Nikçi .
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar mbrëmë edhe 39 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Prej tyre 26 raste janë nga Komuna e Pejës.
“Numri i madh i rasteve të konfirmuara sot në Pejë janë si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremonial mortor më 6 prill 2020, përkundër masave të ndalimit të grumbullimit në masë të qytetarëve. Si pasojë e këtij veprimi deri më tani janë diagnostikuar 36 raste pozitive me COVID-19”, ka njoftuar IKSHPK./Gazeta Sinjali/