image Prokuroria nis hetimet për aksidentin ku mbetën dy të vdekur në Drenas

Drejtësi

Prokuroria nis hetimet për aksidentin ku mbetën dy të vdekur në Drenas

news image

Personi i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin në Arllat të Drenasit, ku mbetën të vdekur dy persona nga Rahoveci, është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “rrezikimi i trafikut publik”.

Kështu është bërë e ditur në një përgjigje të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për Gazetën Sinjali, ku thuhet se prokurori kujdestar është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Lidhur me këtë rast ju njoftojmë se, me urdhër të prokurorit kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm, është ndaluar një person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Prokurori kujdestar është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rastit në fjalë”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Në këtë aksident mbetën të vdekur, Besim Hoxha, 43-vjeçar dhe Milaim Tara, 46-vjeçar.

Gazeta Sinjali ka raportuar për këtë rast, ku sipas sinjalizuesit, përderisa kamioni i ngarkuar me zhavor ishte ndalur në shiritin emergjent, pas disa minutash ka ardhur kamioneta, e cila e ka goditur kamionin, ku së pari mbeti i vdekur njëri person, ndërkaq personi tjetër vdiq në QKUK, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore.

/GazetaSinjali/