Zëvendëskryeministrja dhe minisrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla, është duke u hetuar nga prokuroria, për mosdeklarim të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj.
“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me kallëzimin penal kundër D.G., në drejtim të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, iu njoftojmë se rasti është në fazën e hetimeve” ka thënë Ulaj.
Dyshohet që kryedimplomatja nuk i kishte deklaruar dy pozita – një në biznesin e saj në Gjermani dhe tjetrin në një OJQ në Kosovë – dhe as nuk ka treguar për pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj në deklarimin që ka bërë në AKK.
Donika Gërvalla është emëruar në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës më 22 mars të këtij viti.
Ajo kishte marrë 71 mijë e 722 vota në listën e Lëvizjes Vetëvendosje ku kishte shkuar bashkë me disa zyrtarë tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.