image Gërvalla në Berlin me ftesë të Baerbock: Përkushtim i fuqishëm i Kosovës në rrugën euroatlantike

Politikë

Gërvalla në Berlin me ftesë të Baerbock: Përkushtim i fuqishëm i Kosovës në rrugën euroatlantike

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ndodhet në Berlin me ftesë të Ministres së Jashtme Annalena Baerbock, ku do të marrë pjesë në Konferencën Evropiane të Ministrave.

Në një postim në rrjetin social “X”, Gërvalla ka deklaruar se gjatë pjesëmarrjes së saj do të prezantojë përkushtimin e Kosovës në rrugën euro-altantike.

“Përfshirja në diskutime për një Union më të madh, më të fortë, me fokus të veçantë në theksimin e përkushtimit të fuqishëm të Kosovës në rrugën euroatlantike”, ka shkruar Gërvalla.

/GazetaSinjali/