image Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj gruas që iu bashkua ISIS-it me bashkshortin dhe dy fëmijët

Kosovë

Drejtësi/ Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj gruas që iu bashkua ISIS-it me bashkshortin dhe dy fëmijët

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër V.B., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

“Prokuroria Speciale njofton se e pandehura V.B. me qëllim për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste “ISIS” dhe “AL-Nusra” në Siri dhe Irak, më 26.09.2014 duke vepruar me dashje dhe dijeni për veprimet e veta, është larguar nga Kosova, duke kaluar përmes pikës kufitare të Hanit të Elezit në drejtim të Shkupit- Maqedonia Veriut, me pasaportë të Kosovës, së bashku me dy fëmijët e saj dhe bashkëshortin.

Nga Aeroporti i Shkupit kanë udhëtuar drejt Stambollit dhe më tutje drejt Sirisë, ku pas bashkimit në grup terrorist, burri i saj E.H, është vrarë me datën 30.04.2015 në Siri, kurse e pandehura ka qëndruar atje deri në kohën kur është deportuar në Kosovë me datën 20.04.2019.

Me këto veprime e pandehura V.B. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media./Gazeta Sinjali/