Prokurori Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrit të Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri dhe një personi tjetër për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës.
Demiri që sot mbanë pozitën e deputetit nga VAKAT, sipas prokurorisë me datë 30 mars rreth orës 16:00 në fshatin Pouskë të Prizrenit, ka përdorur armë zjarri – pushkë gjysmë automatike.
Bashkë me Demirin prokuroria akuzon edhe M.P.
“I pandehuri M.P, me datë, kohë dhe vend të njëjtë përdorë armë zjarri pushkën gjysmë – automatike në një shenjëtore të improvizuar në fshatin Pouskë, i shoqëruar me të pandehurin R.D., në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët”.
“Me këto veprime, i pandehuri M.P., ka përmbushur elementet e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë /Gazeta Sinjali/