image Prokuroria në Pejë fillon hetimet për shkelje në rastin e dënimit të dyshuarit për dhunimin e 15-vjeçares

Drejtësi

Prokuroria në Pejë fillon hetimet për shkelje në rastin e dënimit të dyshuarit për dhunimin e 15-vjeçares

news image

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndërmarrë veprimet për gjetjen e shkeljeve disiplinore apo ndonjë shkelje tjetër eventuale në rastin e dënimit me vetëm tetë muaj burgim të akuzuarin P.K., për dhunimin e një vajze 15-vjeçare në vitin 2012, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë e ditur nga kjo prokurori përmes një komunikate për media.

Këto veprime janë ndërmarrë pas koordinimit me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kërkesës së tij, për rishqyrtimin e këtij rasti.

“Pejë 26 tetor 2021 – Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin me numër : PP.nr.68/12 për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 193, paragrafi 2, të KPK-së, Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Agim Kurmehaj, pas koordinimit me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kërkesës së tij, për shqyrtimin e këtij rasti, menjëherë janë ndërmarrë veprimet e para procedurale për gjetjet e shkeljeve disiplinore apo ndonjë shkelje tjetër eventuale nga bartësi i kësaj lënde”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës pas përfundimit të gjitha procedurave dhe gjetjeve nga autoriteti kompetent, do vendoset konform ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve. /GazetaSinjali/