Mbrëmjen e së hënës të shtëna armësh janë dëgjuar në Pejë, më saktësisht tek Ura e Gurit. Sinjalizues kishin dërguar video gjatë mbrëmjes së djeshme tek Gazeta Sinjali, ku sipas tyre dyshohet për tentim vrasje.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi për Sinjalin ka thënë se nuk arrestuar asnjë person për këtë rast, ndërsa Policia e Kosores ende nuk ka arritur t’i identifikojë personat e përfshirë në këtë rast.
“Nuk është arrestuar ende asnjë person. Policia po punon në identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast”, ka thënë Nikçi.
Sinjali ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Policia e Kosovës për këtë rast, por deri më tash janë prononcuar për këtë rast./Sinjali/