image Prokuroria ndalon për 48 orë shoferin që u përfshi në aksidentin ku vdiq 26-vjeçari në Gjilan

Kosovë

Drejtësi/ Prokuroria ndalon për 48 orë shoferin që u përfshi në aksidentin ku vdiq 26-vjeçari në Gjilan

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin M.H i cili ishte i përfshirë në aksidentin që ndodhi sot në këtë qytet ku për pasojë humbi jetën një 26-vjeçar.

“I dyshuari M.H., me aktvendim të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të veprës penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’, nga neni 370 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet nga Gjykata kompetente në Gjilan masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari M.H ka rrezikuar trafikun publik duke goditur motoçikletën të cilën e ka drejtuar viktima D.H.

“Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari M.H., ka rrezikuar trafikun publik, në atë mënyrë që duke drejtuar automjetin e markës ‘’Opel Corsa’’, për shkak të kthimit të pasigurtë, ka goditur motoçikletën e markës ‘’Honda’’, të cilën e drejtonte i ndjeri D.H., nga Gjilani, duke i shkaktuar lëndime me pasoja fatale, me ç’rast dërgohet në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, pa shenja jete”, thuhet në njoftim.