image Prokuroria kërkon paraburgim për tetë të përfshirët në përleshjen ku mbeti një i vdekur

Kosovë

Dragobil/ Prokuroria kërkon paraburgim për tetë të përfshirët në përleshjen ku mbeti një i vdekur

news image

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë për të gjithë të përfshirët në përleshjen ku mbeti i vdekur një 19-vjeçar.

Një përleshje me thika mes dy grupeve të të rinjve në fshatin Dragobil të Malishevës ka përfunduar me vrasje. Aty ka mbetur i vdekur një 19 vjeçar, derisa të tjerët kanë përfunduar me lëndime.

Rastin e ka konfirmuar prokurori Ramiz Buzhala, i cili ka njoftuar se është duke shkuar që të paraqet kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për të gjithë të përfshirët në këtë rast.

“Janë dy grupe dhe janë të përfshirë 8 persona, të ndamë në grup ka 4 persona. Prej njërit grup është një i vdekur i vitit 200, është përdorur thika dy herë, Rasti është inciuar si pjesëmarrje në rrahje dhe vrasje. Është intervistu personi që po dyshohet se e ka kryer vrasjen. Për arsyet më banale të mundshme ka ndodhur rasti. Me kerre, jo m’kqyre jo anej. Jam tu shku me ba kërkesën për caktimin e masës së sigurisë. Kufoma është në Prishtinë për autopsi”, ka thënë Buzhala.

Rastin e konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Keleni.

Kelani ka thënë se në vendin e ngjarjes është konfirmuar vdekja e një personi, ndërsa në rrahje kanë marrë pjesë 9 persona.

“Policia në Malisheve ka pranuar informacionin se me date 27.12.2019 rreth orës 23:25, disa persona te lënduar kanë kërkuar ndihme mjekësorë në qendrën e mjekësisë familjare në Malisheve. Policia menjëherë ka shkuar në lokacion. Dyshohet se rreth 9 persona kanë marr pjesë në një rrahje në rr. “Ahmet Paqarizi” Dragobil- Burim dhe si pasoje e lëndimeve të marra mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi”,ka deklaruar Kelani. /Gazeta Sinjali/