image Prokuroria jep detaje për sulmin fizik ndaj drejtorit të Inspektoratit të Komunës së Pejës, të dyshuarit ndodhen në arrati

Kosovë

Siguri/ Prokuroria jep detaje për sulmin fizik ndaj drejtorit të Inspektoratit të Komunës së Pejës, të dyshuarit ndodhen në arrati

news image

Leotrim Murtezaj, drejtor i inspektoratit në Komunën e Pejës, dyshohet se mbrëmë është sulmuar fizikisht. Përveç tij, lëndime të lehta trupore dyshohet se kanë pësuar edhe zyrtarë tjerë të komunës, raporton Gazeta Sinjali.

Motivi i sulmit fizik dyshohet se lidhet me detyrën zyrtare të viktimave.

Personat e dyshuar lidhur me sulmin fizik ndodhen në arrati, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Rasti ka ndodhur mbrëmë në orët e vona, bëhet fjalë për një përleshje fizike. Lëndime të lehta trupore kanë pësuar disa persona, në mesin e tyre edhe Drejtori i Inspektoratit dhe disa inspektor komunal te cilët dyshohet se janë sulmuar nga disa persona. Të dyshuarit janë identifikuar por ende nuk janë arrestuar sepse ndodhen në arrati”, tha Nikçi për Gazetën Sinjali.

Ai shtoi se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa policia po punon në mënyrë intensive për t’i arrestuar të dyshuarit. /Gazeta Sinjali/