image Prokuroria jep detaje për kërcënimin ndaj Agim Bahtirit

Siguri

Prokuroria jep detaje për kërcënimin ndaj Agim Bahtirit

news image

Mbrëmjen e së enjtes, para shtëpisë është kërcënuar kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Kërcënimin ndaj Bahtirit e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se bazuar në informatat dhe të dhënat e pranuara në adresë elektronike nga ankuesi – kryetari i Mitrovicës së Jugut A.B., Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit”, thuhet në komunikatën për medie.

Nga Prokuroria thonë se e kanë vlerësuar të nevojshme prezencën e policisë në shtëpinë e Bahtirit.

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit”, përfundon njoftimi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë./Gazeta Sinjali/