image Prokuroria e Ferizajt ndalon katër persona

Vendim/ Prokuroria e Ferizajt ndalon katër persona

news image

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se janë ndalur katër persona me inicialet A.L., F.S., L.B., dhe A.L., të dyshuar për veprat penale  “Kontrabandimi i mallrave “, ”Dhënia e ryshfetit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Sot me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh katër persona të dyshuar, me inicialet A.L., F.S., L.B., dhe A.L., ndalimi ka ndodhur për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave “, ”Dhënia e ryshfetit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. “Prokurori i çështjes, ndaj të pandehurve, brenda afatit të caktuar ligjor pritet të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj. /Gazeta Sinjali/