I dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, Dradan Krivaqa, për të cilin ka raportuar ekskluzivisht mbrëmë Gazeta Sinjali, është person i njohur për Prokurorinë Themelore në Ferizaj.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, kryeprokurori i kësaj prokurorie, Shukri Jashari, i cili tha se Krivaqa është recidivist i veprave të ndryshme penale.
“Çdo herë ky është arrestuar prej prokurorisë se ky ka shumë raste ka pasë edhe plus o kon recidivist’, ka thënë ai për Sinjalin.
Dënimet për veprat e shumta penale të kryera nga Dardan Krivaqa kanë përfunduar.