image Prokurori tregon ditën dhe orën e saktë kur do t’i jepet familjes Dehari raporti i Institutit të Zvicrës

Kosovë

Drejtësi/ Prokurori tregon ditën dhe orën e saktë kur do t’i jepet familjes Dehari raporti i Institutit të Zvicrës

news image

Prokurori i rastit të Astrit Deharit, Metush Biraj, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, se gjatë ditës së nesërme do t’i dorëzohet familjes Dehari, raporti i Institutit të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, i cili ishte gjetur i vdekur në burgun e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Biraj ka konfirmuar se nesër në ora 10 do t’ia dorëzojnë raportin familjes Dehari në gjuhën origjinalë dhe në gjuhën shqipe të përkthyer.

“Po është e vërtetë nesër me fillim nga ora 10:00 do t’ia dorëzojmë raportin e Institutit të Zvicrës në dy gjuhët, në gjuhën origjinale dhe atë të përkthyer për shkak se tashmë është përkthyer raporti i këtij instituti”, ka deklaruar ai.

I pyetur për rezultatet e raportit të Institutit nga Zvicra, ai ka thënë se aktualisht nuk mund të jap informacione të tjera.

“Nuk mund të flas për rezultatet, por për të gjitha informatat tjera do të informoheni me kohë”, ka deklaruar ai./Gazeta Sinjali/