image Prokurori për rastin në Fushë Kosovë: I plagosuri mund të jetë kalimtar rasti

Siguri

Prokurori për rastin në Fushë Kosovë: I plagosuri mund të jetë kalimtar rasti

news image

Një person ka mbetur i plagosur sot në një përleshje mes policëve dhe qytetarëve në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas prokurorit të rastit, Armend Hamitit, i plagosuri mund të jetë vetëm kalimtar rasti.

Hamiti e konfirmoi raportimin e Gazetës Sinjali se e gjithë përleshja nisi për shkak të parkimit të një veture afër një restoranti në Fushë Kosovë, për të cilët policia shqiptoi gjobë.

“Policia ka dhënë një gjobë për parking, pasi i është dhënë gjoba, dalin disa persona të cilët fillimisht refuzojnë gjobën, pastaj fillojnë sulmin ndaj policëve. 6 persona janë duke u intervistuar në stacionin policor. Kemi incizim, ku do të shihet dhe do të hetohet rasti. Janë sulmu dy zyrtarë policorë. Një informatë e kemi se është plagosur një person, ai mund të jetë edhe kalimtar rasti, por nuk kemi më shumë detaje”, tha Hamiti para mediave.

Gazeta Sinjali raporti sot se të dyshuarit kishin sulmuar policët me shufra hekuri, duke detyruar që zyrtarët policorë të përdorin armët, duke lënë të plagosur një person, që sipas prokurorit, mund të jetë kalimtar rasti./Gazeta Sinjali/