image Prokurori i Shtetit ka një njoftim për raportin përfundimtar të ekspertizës për rastin Dehari

Kosovë

Vdekja në burg/ Prokurori i Shtetit ka një njoftim për raportin përfundimtar të ekspertizës për rastin Dehari

news image

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se deri tani nuk e ka pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës për rastin Dehari nga Instituti i Lozanës në Zvicër.

Sipas Prokurorit të Shtetit, opinioni publik do të njoftohet në momentin që ky raport të mbërrijë në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Për hir të informimit të drejtë të opinionit, në momentin që ky raport të mbërrijë përmes Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, dhe i njëjti të pranohet në Prokurorinë e Shtetit, menjëherë do të njoftohet opinioni publik”, thuhet në njoftim.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016, teksa po mbahej në lidhje me akuzat për sulmin e gushtit 2016 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Në dhjetor 2016 Kuvendi miratoi një rezolutë sipas së cilës familja e Astrit Deharit mund të kërkojë ekspertizë nga çdo vend i BE-së ose SHBA dhe Qeveria t’i heqë të gjitha shpenzimet, për çka ishin ndarë 50 mijë euro.

Prindërit e Astrit Deharit patën deklaruar më 2017 se ishin përcaktuar që ekspertizën për Deharin ta kryejnë ekspertë zviceranë nga Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore në Zvicër. /Gazeta Sinjali/