image Prokurori i Shtetit dje ngriti aktakuzë kundër 99 personave

Drejtësi

Prokurori i Shtetit dje ngriti aktakuzë kundër 99 personave

news image

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se prokuroritë themelore gjatë 24 orëve të fundit kanë ngritur 81 aktakuza kundër 99 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq, me udhër të Prokurorit të Shtetit po dje janë ndaluar 10 persona.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë kërkesë për sekuestrimin e tre automjeteve dhe çelësave të tyre: një automjet i markës VW-19E, një automjet i markës VW-Golf si dhe një  automjet i markës Mercedes Benz, të cilat dyshohen të jenë përdorur apo përfituar përmes veprave penale./Gazeta Sinjali/