image Prokurori i GJNP-së viziton Ukrainën, zhvillon takim virtual me Zelenskyn

Botë

Prokurori i GJNP-së viziton Ukrainën, zhvillon takim virtual me Zelenskyn

news image

Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, është takuar me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba gjatë një vizite në Ukrainë dhe ka zhvilluar takim virtual me Zelenskyn, tha zyra e tij.

Isha i kënaqur që shkëmbeva gjëra të rëndësishme me presidentin gjatë kohës që isha në vend“, tha Khan në mediat sociale.

Ne ramë dakord që të gjitha përpjekjet nevojiten për të garantuar respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe për të mbrojtur popullsinë civile“, shtoi tutje, shkruan Al Jazeera.

GJPN-ja ka nisur një hetim zyrtar mbi krimet e mundshme të luftës dhe krimet kundër njerëzimit në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë.

/GazetaSinjali/