image Prokurori e liroi javën e kaluar, burri në Gjakovë kërcënon bashkëshorten - arrestohet për herë të dytë

Siguri

Prokurori e liroi javën e kaluar, burri në Gjakovë kërcënon bashkëshorten – arrestohet për herë të dytë

news image

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Burrat e dyshuar shpesh lirohen, çka i shtynë ata të përsërisin këtë vepër penale, Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe javën e kaluar në rrugën “Tomë Gjoka” në Gjakovë, ku një grua ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj po ushtron dhunë psikike në vazhdimësi ndaj saj. Rasti ka ndodhur më 24 nëntor, kur i dyshuari u arrestua, por Prokurori e liroi.

Pas lirimit, burri i dyshuar vazhdoi me avazin e vjetër, duke e telefonuar gruan e tij, e cila ishte dërguar te familja e saj. Ai e ka shqetësuar në vazhdimësi viktimën, çka e detyroi që ta denoncojë sërish, me shpresën që do të ndërmerren masa. 

Pasi u raportua rasti në Polici, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar riarrestimin e të dyshuarit, ndaj të cilit më pas është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Kujtojmë se jo rrallëherë të dyshuarit për dhunë në familje janë liruar, pasi s’janë marrë masat e duhura të sigurisë dhe për pasojë të tilla raste kanë përfunduar tragjikisht.

/GazetaSinjali/