image Prokuroria konfirmon vdekjen e të miturës në Klinë

Kosovë

Zyrtare/ Prokuroria konfirmon vdekjen e të miturës në Klinë

news image

Një vajzë ka ndërruar jetë sot në Klinë pasi është goditur nga treni.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë see mitura ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga treni.

“Prokurori kujdestar i departamentit të përgjithshëm ka dalë në vend të ngjarjes së bashku me njësit relevante policore si pasojë e goditjes nga treni dyshohet se një person i mitur ka humbur jetën”, ka deklaruar Nikçi.

Sinjalizues kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes. Nga fotot e siguruara shihet se në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur Policia e Kosovës dhe ekipi mjekësor. /Gazeta Sinjali/