Sot është planifikuar që të mbahet seanca e jashtëzakonshme lidhur me Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, transmeton Gazeta Sinjali.
Kjo do të jetë hera e shtatë që ligjvënësit kosovarë tubohen për këtë projekt ligj, të cilin nuk kanë mundur që ta kalojnë që gjashtë herë.
Seanca e jashtëzakonshme është thirrur javën e kaluar për sot në orën 10:00, ku ekzekutivi ka njoftuar se tashmë i ka 61 vota për ta kaluar këtë projektligj.
Ka qenë Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi që e ka dhënë kumtin për mbajtjen e kësaj seance dhe për nënshkrimet që kanë mbledhur si mazhorancë. / Gazeta Sinjali/