image Projektligji për pagat/ Mantelbardhët të pakënaqur, e cilësojnë me shumë defekte

Shëndetësi

Projektligji për pagat/ Mantelbardhët të pakënaqur, e cilësojnë me shumë defekte

news image

Projektligji i shumëpërfolur për pagat ka dalur dje në konsultim publik dhe janë publikuar koeficientet për paga në sektorin publik, por jo edhe vlera e një koeficienti. Ky projektligj sipas Qeverisë, ka për qëllim të rregullohet sistemi i pagave për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i shtetit.

Por në lidhje me projekligjin e publikuar, kanë reaguar shumë sindikata, duke e shprehur paknaqësitë për mënyren se si është punuar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka kontaktuar me kryetarin e shoqatës sindikale të QKUK-së, Xhemajl Selmanin, i cili është shprehur se ky projektligj është punuar pa transparencë dhe ka shumë defekte.

“Ligji i ri i pagave është punuar gabim, pa transparencë dhe ka shumë defekte. Koeficientët janë nxjerrur në publik pa konsulta paraprake me struktura të gjera të interesit. Kemi luhatje mes niveleve dhe llojeve të shërbimit. Ka po ashtu diferenca në sistemin menaxherial mes nivelit primar, sekondar e terciar”, tha Selmani.

Një problem tjetër sipas tij qëndron edhe koeficienti i infermierëve, e që ka ardhur si pasojë e mos diskutimeve gjatë përgatitjes së projektligjit.

“Pastaj tek infermieret e profileve dhe shërbimeve të ndryshme nuk kanë ditur t’i radhisin sipas rëndësisë, vëllimit të punës, rrezikshmërisë dhe rëndësisë profesionale. Konsultimet dhe vërejtjet në diskutim publik janë bërë në grupe të ngushta dhe jo me gjithëpërfshirje”, tha për Sinjalin, Xhemajl Selamani.

Vërejtje tjetër është edhe fakti se ky projektligj ende nuk ka shkuar në lexim të parë dhe nëse ka shkelje, mund të shkojë prap në Gjykatë Kushtetuese, thotë Selmani.

“Tri herë ka qenë në agjendën parlamentare dhe është shtyrë, tani në fund të vitit ende nuk ka shkuar në lexim të parë. Me defektet që i ka mund të shkojë edhe në Gjykatë Kushtetuese. Ndërsa sipas këtij projektligji, ai hyn në fuqi 8 muaj pas daljes në Gazeten Zyrtare. Nëse nuk ankohet ndonjë subjekt”.

Selmani ka thënë për Sinjalin se kërkesat e Sindikatës që ai përfaqëson janë: Rritje pagash prej 50% deri në implementimin e ligjit të pagave dhe rritjen e investimeve në shëndetësi, që do ndikonte në rritjen e cilësisë së shërbimit.

/GazetaSinjali/