Sot ka dalë në konsultim Ligji për Paga për sektorin publik, derisa palët kanë mundësi të japin mendimet e tyre deri më 6 tetor.
Zyra e Kryeministrit në dokumentin e publikuar ka nxjerr koeficientet e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga.
Për mësimdhënësit në shkollat e mesme të lartë është propozuar të vlerësohen me koeficient prej 5.8, kurse për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe ato të nivelit të ulët është propozuar koeficient 5.6.
Me koeficient 5.2 janë vlerësuar mësimdhënësit në institucionet parashkollore.
Sa i përket profesorëve, është propozuar që ata të rregullt të kenë koeficient 12.4, ata të asocuar koeficient 11.4, kurse, me 10.4 janë vlerësuar profesorët asistent.