Profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Rrahman Paçarizi pasi mbrëmë e kritikoi, kryetarin e VV-së Albin Kurtin, për një gabim drejtshkrimor, ai e ka lavdëruar sot kandidatin për kryeministër që i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit.
Paçarizi fillimisht në llogarinë e tij në Facebook, kishte kritikuar Kurtin që kishte shkruar “tribinat” dhe që ekipin futbollistik nuk e kishte quajtur Kombëtare të Kosovës.
Por, pasi kishte publikuar këtë shkrim, Pacarizi e kishte fshirë atë.
“Albin, TRIBUNAT e jo TRIBINAT. Nejse, kur i fiton zgjedhjet s’ka dert, nuk t’i veren kush gabimet????.Edhe ndonje gabim tjeter, por po ta falim. Ama duhet me thene kombetarja e Kosoves e jo ekipi, po hajt se mesohesh”, kishte shkruar ai.
Ish anëtari i Bordit të RTK-së, me anë të në postimi tjetër gjatë ditës së sotme ka lavdëruar Kurtin që ndeshjen e Kosovës me Malin e Zi e shikoi nga tribunat e thjeshta dhe jo nga ato VIP.
Shkrimi i plotë i Paçarizit pak minuta më parë:
“Fakti qe Albin Kurti, i cili pritet me qene kryeminister i Kosoves, e ka kqyre mbrame ndeshjen nga tribUna lindore e jo nga llozhat VIP (edhe nese dikush do me e qujte populizem), per mu eshte nje standard i ri ne politike.
Le te mos paragjykojme…