image Profesori i larguar nga LVV flet për një plan të Albin Kurtit të cilin thotë se po ia prishë Hykmete Bajrami

Kosovë

Arsim/ Profesori i larguar nga LVV flet për një plan të Albin Kurtit të cilin thotë se po ia prishë Hykmete Bajrami

news image

Profesori universitar, Flamur Maloku, i cili para pak ditësh u largua nga Lëvizja Vetëvendosje për, siç tha, se në këtë parti “nuk lejohet mendimi ndryshe”, së fundmi ka folur për një tentim që sipas tij partia e Albin Kurtit po e bën që ta ‘kapë’ Universitetin e Prishtinës.

Sipas Malokut, LVV po synon të çojë në krye të Universitetit të Prishtinës një përkrahës të Albin Kurtit.

Megjithatë, ai thotë se këto matematika LVV-së ia ka prishur ministrja e Arsimit, Hykmeye Bajrami.

Postimi i tij:

Lufta e Pirros së Vetëvendosjes ndaj Hykmete Bajramit

Lëvizja Vetëvendosje! po synon të çojë në krye të Universitetit të Prishtinës një përkrahës të Albin Kurtit.

Matematikat e saj për të kapur gjithçka kanë dështuar, pasi përballë kanë HYKMETE BAJRAMIN.

Të tjerat, pastaj, janë lojëra të argatëve të partisë. Megjithatë, zonja Hykmete Bajrami është ministrja më e sinqertë dhe më e zellshme që kam njohur deri më tani.

Në kohën kur shtëpitë tona u errësuan nga pandemia, ato i ndriçoi ajo më diturinë që po e marrin nxënësit nga mësimi online tash e një kohë.

Ministrja Bajrami, me punën e saj të pareshtur, dëshmoi se arsimi shqip mund të zhvillohet shumë më mirë në Kosovë.

Arsimi është shtylla e zhvillimit për një shoqëri! /Gazeta Sinjali/