image Profesorët e "Gjon Buzukut" në Prizren "shkelin me dy këmbë" vendimin e qeverisë, organizojnë ekskursion në Shqipëri

Sociale

Profesorët e “Gjon Buzukut” në Prizren “shkelin me dy këmbë” vendimin e qeverisë, organizojnë ekskursion në Shqipëri

news image

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, Jeronim Susuri, vetë i 28-ti po merr pjesë në një ekskursion në Shqipëri, raporton Gazeta Sinjali.

Fotografitë bashkë me profesorët e këtij gjimnazi, Susuri i ka publikuar në profilin e tij në Facebook.

Ky organizim bie ndesh me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, për masat e reja antiCOVID.

Pika e 16-të e këtij vendimi ndalon organizimin e çfarëdolloj aktiviteti jashtë mësimor të nxënësve apo stafit mësimor.

/Gazeta Sinjali/