image Profesoresha nga Gjakova e mbështet kolegun e saj, e sfidon deputeten e VV-së për njohuritë në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

Kosovë

Profesoresha nga Gjakova e mbështet kolegun e saj, e sfidon deputeten e VV-së për njohuritë në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

news image

Profesoresha Rrezarta Aliraj – Sadiku, e ka mbështetur kolegun e saj nga Vushtrria, Lulzim Pacin, i cili u ofendua nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, për disa video që ai i kishte publikuar duke vallëzuar me këngë popullore, shkruan Gazeta Sinjali.

“Degjeneruese është të kemi në Kuvend analfabetë dhe jo të kemi në shkolla mësimdhënës, që kanë pasion muzikën dhe vallëzimin”, ka shkruar ndër të tjera Aliraj – Sadiku, duke iu kundërpërgjigjur deputetes që i quajti “degjeneruese” këto video të prefesorit Paci.

Profesoresha e ka sfiduar deputeten për njohuritë e saj në “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe”, duke ia gjetur gabimet drejtshkrimore dhe “gafën” me ngatërrimin e vëllezërve Frashëri.

“E sfidoj deputeten Fjolla N. Ujkani me njohuri në ‘Gjuhë dhe Letërsi Shqipe’! 1. Shprehja, që keni cituar, nuk është e Naim Frashërit. 2. Fjala gjimnaz në mes të fjalisë shkruhet me shkronjë të vogël. Të njëjtin gabim e keni përsëritur tek drejtoria arsimore.3. ‘Andaj’ është lidhëz përmbyllëse bashkërenditëse, nuk vendoset në fillim të fjalisë dhe para saj vendoset presje”

4. Folja ‘Lë’ në vetën e tretë, numri shumës, në kohën e tashme të mënyrës dëftore bën ‘lënë’ dhe jo ‘lën’.5. Foljet ‘arsimoj’ dhe ‘edukoj’ në mënyrën lidhore, koha e tashme, veta e tretë, numri njëjës, bëjnë ‘të arsimojë’ dhe ‘të edukojë’. Ju i keni shkruar pa ‘ë’ në fund e nderuar deputete. Degjeneruese është të kemi në Kuvend analfabetë dhe jo të kemi në shkolla mësimdhënës, që kanë pasion muzikën dhe vallëzimin”, shkroi ajo në Facebook.

May be an image of 1 person and text

/GazetaSinjali/