image Profesionet dhe stresi: Më të lumtur, berberët dhe parukierët
[wp-story id="814678"]

Kuriozitete

Profesionet dhe stresi: Më të lumtur, berberët dhe parukierët

news image

“Zgjidh një profesion që të pëlqen dhe ti nuk do të punosh gjithë jetën tënde”, ka thënë gjeniu industrial i kohëve tona Steve Jobs. Por në ditët e sotme ne e dimë që jo të gjitha profesionet sjellin lumturi, ka nga ato profesione që megjithëse të shpërblyera, shkaktojnë stres.

“Ka edhe një studim të Universitetit Amerikan të Harvardit për këtë temë, që ka përcaktuar 10 profesionet e renditura sipas shkallës së kënaqësisë dhe lumturisë që ato i sjellin individit. Në 1000 të anketuar është arritur në përfundimin që Ekomomistët, Arkitektët, Inxhinierët, Juristët, Avokatët, Infermierët dhe Mjekët janë ndër më të stresuarit. Kjo pasi kanë punë të vështirë, është nonstop, dhe me shumë përgjegjësi, nuk ka pauza. Dhe një punë e tillë, gjithmonë krijon strese dhe shqetësime, lodhje dhe mërzi dhe pastaj doemos njeriu mbushet dhe mendon edhe ta ndërrojë profesionin. Brezi i sotëm Zeta kemi parë që po e ndryshon punën çdo 3 vjet, jo si brezat e mëparshëm që ishin më të ngurtë në ndërrimin e punës apo profesionit.

Sipas këtij studimi ata që janë më të lumtur edhe pse ndoshta mund të jenë më të pak të paguar, janë profesionet e Parukierit, Berberit, Ndërtuesit dhe në krye ndodhet profesioni i Kopështarit. Kjo sepse janë profesione krijuese dhe afër njerëzve. Shkojnë për shtat me atë për të cilën është krijuar njeriu. Këto profesione kanë lidhje me lëkurën njerëzore, pasi mesa duket lumturia nuk është e lidhur vetëm me paranë, është e lidhur edhe me sistemin e komunikimit. Sa më shumë të ketë ambient të mirë, komunikativ, aq më pak ndihet i stresuar dhe aq më shumë ndihet i lumtur.

Një gjë shumë e mirë dhe interesante e këtij shekulli është që nëse më përpara thuhej që njeriu në jetë dy gjëra nuk ndryshonte dot bashkëshortin dhe profesionin, sot mesa duket që të dyja mund t’i ndryshojë dhe i ndryshon për të mirën e tij.

Mund të them që profesioni i një njeriu është zgjedhje individuale, është lëkura e tij e dytë. Pas emrit të gjithsesicilit prej nesh është profesioni. P. sh. X është arkitekt, Z është inxhinier. Këta janë njerëz që lëkura profesionale u është bërë njësh me emrin e tyre, është personalizuar dhe ata ndihen të kënaqur, të lumtur me profesionin që kanë.” tha për tch sociologu, Gëzim Tushi.

/GazetaSinjali/