image Procesi i regjistrimit të automjeteve në RKS temë në takimin e Kurtit me shefin e EULEX-it në Kosovë

Siguri

Procesi i regjistrimit të automjeteve në RKS temë në takimin e Kurtit me shefin e EULEX-it në Kosovë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Siç tregon zyra e kryeministrit, takimi u përqendrua në temat e sigurisë, sundimit të ligjit dhe drejtësisë.

“Kryeministri Kurti e njoftoi me zhvillimet e fundit në vend dhe reformat e ndërmarra deri më tani. Ai e veçoi procesin pozitiv të regjistrimit të automjeteve me targat legale të Kosovës, RKS, si shembull i respektimit të ligjshmërisë, rezultat i lehtësimit financiar të ofruar nga Qeveria, dhe gatishmërisë së qytetarëve për integrim”.

“Gjatë bisedës u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në shërbim të të gjithë qytetarëve e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

/GazetaSinjali/