image Problemi i përhershëm vazhdon, përballja Drita - Ulpiana në Gjilan u luajt në kushte të vështira - FOTO

Futboll

Problemi i përhershëm vazhdon, përballja Drita – Ulpiana në Gjilan u luajt në kushte të vështira – FOTO

news image

Ndeshja e zhvilluar mes Dritës dhe Ulpianës vuri në pah disa probleme të kamotshme me stadiumin e qytetit të Gjilanit.

Në mot me shi, mundësitë që aty të zhvillohet një lojë cilësore minimizohen tej mase.

Në këtë stadium i zhvillojnë ndeshjet dy prej klubeve më të mëdha të Kosovës, Drita dhe Gjilani, e që garojnë vazhdimisht për titull kampioni.

Megjithatë, ende nuk ka hapa konkret drejt përmirësimit të kushteve të fushës së tyre.

Një fushë e rënduar dhe pa kushte minimale për zhvillimin e ndeshjes u pa edhe sot në duelin mes Dritës dhe ekipit nga Lipjani, Ulpianës.

Vendasit triumfuan 3:1 dhe e mbyllën kështu stinorin vjeshtor me fitore.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "LUMHD"
LumiHD
Mund të jetë një imazh i 8 persona, persona që luajnë futboll, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
LumiHD
Mund të jetë një imazh i 6 persona, persona që luajnë futboll, njerëz në këmbë dhe bar
LumiHD
Mund të jetë një imazh i 7 persona, persona që luajnë futboll, njerëz në këmbë dhe bar
LumiHD

/Gazeta Sinjali Sporti/