image Problemet me rrymë ndërpresin vaksinimin në Viti

Shëndetësi

Problemet me rrymë ndërpresin vaksinimin në Viti

news image

Doktoresha e Qendrës Familjare në Komunën e Vitisë, Vjollca Kadolli, ka njoftuar qytetarët që kanë pasur sot termin në këtë komunë që të mos shkojnë që ta kryejnë vaksinimin.

Kadolli ka treguar se qytetarët që kishin terminin sot, mund të shkojnë për vaksinim nesër.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë vitias

Informatë për qytetarët që kanë termin për sot të vaksinohen, me datë 30.07.2021

Ashtu siç jeni njoftuar që nga mëngjesi kemi probleme me rrymen në Komunën e Vitisë, për shkak të një defekti momental.

Jemi në kontakt që nga mëngjesi me përgjegjësit e KEDS  në Viti, mirëpo është ende problematike zgjidhja e situatës.

Ne kemi aktivizuar gjeneratorin dhe të gjithë kompjuterët janë funksional, por mungon rrjeti, për shkak të rrymës, prandaj nuk mund të punojmë pa rrjet qeveritar.

Prandaj, në momentin që vjen rryma, qytetarët që kanë pasur termine sot, mund te vijnë të vaksinohen  dhe ekipet e vaksinimit do të punojnë deri sa ti perfundojmë të gjithë.

Përndryshe, të gjithē ata qytetarë që kanë terminin sot, mund tē vijnë nesër, e shtunë, prej orës 8:30- 14.30 të vaksinohen në qendrën e vaksinimit në Viti.

Kërkojmē mirëkuptimin tuaj dhe njëherit ju falënderoj për korrektësinë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, në përballimin së bashku të situatave të ndryshme.

Me respekt,

Dr.Vjollca Kadolli-Halili

Drejtoreshë e QKMF-së në Viti

/Gazeta Sinjali/