image Problematikët e Ferizajt shkaktojnë aksident qëllimshëm për të përfituar nga sigurimi

Siguri

Problematikët e Ferizajt shkaktojnë aksident qëllimshëm për të përfituar nga sigurimi

news image

Një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur të premten në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj, ku disa të rinj dyshohet se shkaktuan një aksident trafiku me qëllim të përfitimit, raporton Gazeta Sinjali.

Problematikët e Ferizajt u zbuluan nga Policia posa një patrullë doli në vendin e ngjarjes dhe u kuptua se aksidenti është shkaktuar qëllimisht.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për 3 persona, të moshave 29, 20 dhe 22-vjeçare, të cilët tashmë janë arrestuar dhe po mbahen në ndalim.

Sinjali mëson se fillimisht Policia ishte njoftuar për një aksident mes dy veturave, për çka një njësi patrulluese doli në vendin e ngjarjes dhe më pas u ngritën dyshimet se të dyshuarit kanë shkaktuar aksidentin për të përfituar nga sigurimi.

Dyshimet e para kanë bërë Policinë që t’i prangos të dyshuarit dhe t’i shoqërojë në stacion policor për intervistim.

Sinjali mëson se të arrestuarit janë emra të njohur për Policinë për shkak të së kaluarës së tyre.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh për veprën penale “Keqpërdorim i të drejtave nga sigurimi”.

/GazetaSinjali/