image Prizreni vërshohet nga uji pas shpërthimit të gypit

Sociale

Prizreni vërshohet nga uji pas shpërthimit të gypit

news image

Në qytetin e Prizrenit ka shpërthyer një gyp te Marashi, ku uji ka vërshuar Shatërvanin.

Sipas një video-incizimi të publikuar nga RTVBesa, shihet teksa ka hyrë edhe tek bizneset që ndodhen në atë pjesë.

Uji ka vështirësuar edhe lëvizjen e qytetarëve dhe veturave.

Kompania “Hidroregjioni Jugor”, ka bërë të ditur se tashmë ekipet janë në terren dhe po merren me sanimin e gypit.

/GazetaSinjali/