Ka përfunduar ndeshje e vetme e ditës së sotme në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Sinjali Sport.
Prizreni 16 e mposhti Rahovecin me rezultat të ngushtë 95-89.
Skuadra prizrenase fitoi vetëm një çerek, por me epërsi të madhe prej 15 pikëve, ndërsa vreshtarët i fituar tri periudhat tjera por me rezultat të ngushtë.
Countrey Fells me 24 pikë, 11 kërcime dhe Ivan Koljevic me 27 tjera ishin më të dalluarit.
Në anën tjetër, Altin Morina me 24 pikë ishte më efikasi te mysafirët.
Kjo ishte fitorja e 6 për vendasit, derisa kanë edhe 3 humbje, kurse Rahoveci ka 7 humbje dhe dy fitore. /Gazeta Sinjali Sporti/