Prizreni-16 ka filluar edhe Superligën në formë fantastike, transmeton Sinjali Sport.
Skuadra e Prizrenit e ka mposhtur Rahovecin në ndeshjen e parë të Superligës me rezultat 106:96.
Në palestrën ‘Sezai Surroi’ vendasit e arritën fitoren e parë këtë edicion, pasi në periudhën e tretë krijuan një epërsi prej 12 pikëve, të cilën e ruajtën në çerekun e fundit duke shpallur më pas fitore.
Te ekipi i Arbnor Rifatit, shkëlqyen dyshja, Ivan Koljevic me 31 pikë dhe 12 asistime, kurse Courtney Fells realizoi double-double prej 29 pikëve dhe 11 kërcimeve.
Në anën tjetër te vreshtarët më të dalluarit ishin Eric Davis Jr me 33 pikë dhe Nick Banyard me 27 pikë e 11 kërcime.
Ndryshe skuadra e Prizrenit javë më parë e fitoi Superkupën e Kosovës. /Gazeta Sinjali Sporti/