Numri i rasteve është në rritje dhe Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa ku përfshihet ndalimi i dasmave e ahengjeve familjare. Por për një familje në Prizren si duket nuk vlen ky vendim.
Policia rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se gjatë inspektimit dhe kontrollimit në rrugën Prizren-Landovicë, në dy lokale të kafeterive, gjatë ditës së sotme ka vërejtur se kanë punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë si dhe ka intervenuar në një dasmë.
Policia njofton se dasma është ndaluar dhe ka shqiptuar gjobë, ndërsa dasmorët janë shpërndarë.
Për mosmbajtje të maskës, distancës sociale dhe organizim të ahengjeve, në këtë qytet policia shqiptuar 400 gjoba. /GazetaSinjali/