image Prizrenasit ia "hedhin valles" edhe sonte, Policia ndërpret tri dasma

Siguri

Prizrenasit ia “hedhin valles” edhe sonte, Policia ndërpret tri dasma

news image

Policia e Kosovës gjatë mbrëmjes së sotme në bashkëpunim me inspektorët në Komunën e Prizrenit ka ndaluar tri dasma të cilat po organizoheshin pavarësisht vendimit të Qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se këto tri dasma janë organizuar në tre salla të ndryshme në rrugën Tranziti i Ri, Tranziti i Vjetër dhe rrugën Prizren-Suharekë.

Tutje policia ka bërë të ditur krahas ndalimit të dasmave dhe shpërndarjes së dasmorëve janë shqiptuar edhe dënime nga ana e Inspektorëve.

“Andaj, në zbatim për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, policia në Prizren do të vazhdojë duke vepruar gjatë gjithë kohës së bashku me Inspektorët dhe mekanizmat tjerë shtetëror në bazë të vendimit të Qeverisë dhe ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

/Gazeta Sinjali/