Me rastin e 14-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, shumë qytetarë dolën për të festuar në Prizren.
Rrugët e kësaj komune u mbushën plot me njerëz të enjten e për vizitorët kishte edhe argëtim nga vendasit, që po i shoqëronin me tupanë.
Kështu ngjyrat verdhë e kaltër kishin zënë hapësirat më të mëdha të shesheve dhe lokaleve në Prizren.
E hairin kësaj dite pak më shumë ia panë disa shitës.
“Për dallim prej ditëve tjera, sot u kanë ma mirë, se kam shitë ma shumë”, ka thënë një shitës ambulant.