Një person në fshatin Dobrushtë të Prizrenit ka informuar se gjedhet e tij pasi kanë pirë ujë në lumin Drin, janë sëmurë, më pas njëra ka ngordhur.
Dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e ndotjes së lumit.
Njësitet përkatëse policore, inspektorët komunal dhe shoqata e peshkatarëve kanë dalë në vendin e ngjarjes d he janë duke hetuar rastin, tha policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fshati Dobrushtë, Prizren, ankuesi mashkull ka informuar se gjedhet e tij pasi kanë pirë ujë në lumin Drin, një ka ngordhur dhe tjerat janë sëmurë. Dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e ndotjes së lumit. Njësitet përkatëse policore, inspektorët komunal dhe shoqata e peshkatarëve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.