image Prizren, tenton të vetëvritet duke kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë

Siguri

Prizren, tenton të vetëvritet duke kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë

news image

Mbrëmë në orët e vona, pak para mesnatës, një person ka tentuar të vetëvritet në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën “Agon Fetahu” dhe siç mëson Gazeta Sinjali, viktima mashkull i nacionalitetit rom, ka kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë dhe është përplasur për toke.

Bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ende nuk dihen motivet që e shytën atë të tentojë vetëvrasjen.

/Gazeta Sinjali/