image Prizren/ Pronari në aheng, hajni ia thyen xhamin e veturës në parkingun e restorantit dhe vjedh qindra euro e një armë

Siguri

Prizren/ Pronari në aheng, hajni ia thyen xhamin e veturës në parkingun e restorantit dhe vjedh qindra euro e një armë

news image

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër vetura, banesa, shtëpi, institucione financiare, e dyqane, duke shkaktuar humbje e pasiguri.

Një rast i tillë i vjedhjes së rëndë, por jo fort i zakonshëm ka ndodhur në mesnatë te tranziti i vjetër në Prizren, në parkingun e një restoranti, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se disa persona, për pak minuta, kanë arritur të thyejnë xhamin e një veture që ishte e parkuar aty, derisa pronari ndodhej në një aheng, brenda restorantit.

Hajnat kanë arritur që të marrin qindra euro nga vetura, si dhe një armë që kap vlerën e mbi 1 mijë eurove. 

Rasti u zbulua pasi pronari i veturës doli nga restoranti dhe gjeti xhamin e thyer dhe njoftoi menjëherë Policinë.

Njësite përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme. Ndërsa me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti për “vjedhje të rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

/GazetaSinjali/