image Prizren: Miku sulmon dhëndrin pasi ia rrahu vajzën, të dy përfundojnë në Polici

Siguri

Prizren: Miku sulmon dhëndrin pasi ia rrahu vajzën, të dy përfundojnë në Polici

news image

Përleshjet mes miqve e familjarëve në vendin tonë nuk janë të rralla dhe në shumicën e rasteve përfshihen familjen e gruas dhe të dhëndrit. Për motive të ndryshme, shumë prej tyre përfundojnë në Polici, ku kërkojnë ndihmë për zgjidhjen e telasheve. Por ka raste kur disa prej tyre vendosin vet t’i ‘qërojë hesapet’, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur mbrëmë në një familje në Prizren, ku një person ka sulmuar fizikisht dhëndrin e tij, pasi i njëjti dyshohet se e kishte rrahur bashkëshorten e tij (vajzën e të dyshuarit).

Fillimisht i dyshuari i parë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, të cilën e ka rrahur me një shkop, duke i shkaktuar lëndime trupore. Por pa shkuar shumë gjatë, ai u përballë me mikun, babain e gruas së tij, i cili shkoi për t’i kërkuar llogari.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari u sulmua nga vjehrri në banesën e tij dhe për pasojë mori lëndime trupore, për çka u dërgua për trajtim mjekësor.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari që rrahu bashkëshorten është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/