Një person i komunitetit rom është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Në Prizren është arrestuar i dyshuari nga komuniteti rom, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.