Në rrugën Sheh Emini në Prizren, dje pas orës policore, rreth orës 20:00, janë arrestuar 4 persona, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Organizim i skemave piramidale”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda policisë , të dyshuarit janë kapur në flagrancë duke zhvilluar lojëra të fatit ilegalisht.
Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se nga të dyshuarit janë konfiskuar sendet me të cilat të dyshuarit kanë organizuar lojërat e fatit, si dhe një shumë e parave të gatshme.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj në prokurori se të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.