image Pritjet e mërgimtarëve kosovarë deri në 2 orë e gjysmë për të dalë nga Kosova

Kosovë

Pritjet e mërgimtarëve kosovarë deri në 2 orë e gjysmë për të dalë nga Kosova

news image

Bashkatdhetarët tanë, të cilët kanë qëndruar për festat e fundvitit në Kosovë, edhe sot janë duke pritur deri në dy orë e gjysmë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mëngjesin e sotëm, në vendkalimin kufitar në Merdare, pritjet janë deri në dy orë e gjysmë, kurse kolona e automjeteve është e gjatë deri në 1,500 metra.

Edhe në dy pikat e tjera kufitare me Serbinë ka pritje. Në Muçibabë dhe Dheu i Bardhë, pritjet janë prej 40 deri në 70 minuta./Gazeta Sinjali/