image Pritjes i erdhi fundi, këtë fundjavë fillon stinori pranveror në Superligë

Futboll

Futboll/ Pritjes i erdhi fundi, këtë fundjavë fillon stinori pranveror në Superligë

news image

Këtë fundjavë do të startojë stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Java e fundit që ishte zhvilluar në Superligë ishte e datave 1 dhe 2 dhjetor.

Të shtunën do të zhvillohen tri takime, ndërsa tri tjerat të dielën, shkruan Gazeta Sinjali.

Qysh në këtë javë do të ketë një derbi të zjarrtë mes dy ekipeve nga Gjilani, Dritës dhe Gjilanit.

E shtunë: Prishtina – Vushtrria, Ferizaj – Feronikeli dhe Ballkani – Drenica.

E diel: Drita – Gjilani, Flamurtari – Trepça’89 dhe Dukagjini – Llapi.

Kujtojmë se të gjitha këto ndeshje fillojnë nga ora 13:00./Gazeta Sinjali/