image Pritja e vitit të ri nëpër botë, shtetet me traditat më të veçanta

Botë

Mënyrat/ Pritja e vitit të ri nëpër botë, shtetet me traditat më të veçanta

news image

Nata e ndërrimit të viteve është festa më e gëzueshme. Kjo është ndoshta koha e duhur për të reflektuar mbi të mirën e të keqen. Traditat e festës së Vitit të Ri ndryshojnë shumë nga vendi në vend.

Janë traditat ato që bëjnë diferencën dhe janë padyshim mjaft interesante.

Ne kemi përzgjedhur disa nga traditat më interesante në shtete të ndryshme.

Danimarka

Në Danimarkë thyhen pjata. Po, po e lexuat mirë.

Ndërsa shumica e vendeve organizojnë festa për të kaluar kohë cilësore me miqtë dhe familjen, në Danimarkë ju kërkohet të grumbulloni enët tuaja të padëshiruara dhe t’i thyeni përpara derës së shtëpisë të një miku. Kjo përkthehet si një mënyrë për të larguar shpirtrat e këqij duke mirëpritur energjitë pozitive.

Kina

Viti i Ri kinez është nga ngjarjet më të festuara, mes emocionesh dhe gjallërisë.

Një traditë e veçantë e kinezëve është shpërndarja e parave në zarfa të kuq. Pleqtë zakonisht u shpërndajnë shuma të ndryshme parash të rinjve mes këtyre zarfave.

Një tjetër traditë kineze është shpërthimi i fishekzjarreve me shumë zhurmë.

Kinezët besojnë se tingulli dhe zjarri mund të dëmtojnë shpirtrat e këqij.

Tajlandë

Në Tajlandë hidhen kova me ujë në drejtim të miqve.

Atë që ngjan si një luftë uji në një kamp veror, tradita e lidh me fatin e mirë. Hedhja e kovës së ujit ndaj dikujt shihet si një shenjë respekti dhe simbolikisht largon fatin e keq.

Ekuador

Ekuadorianet  djegin një dordolec të mbushur me gazeta. Ai përfaqëson sipas tyre çdo të keqe që ndodh gjate vitit e supozohet, që flaket, do të trembin negativitetin në vitin e ri.

Spanjë

Spanjollët besojnë se të hash 12 kokra rrushi në mesnatë, dhe të shprehesh një dëshirë për secilin prej tyre, në mos njëra, tjetra do të të plotësohet!

Brazil
Brazilianët i largojnë shpirtrat e këqinj me rroba të bardha.

Në natën e ndërrimit të viteve disa të tjerë hidhen në det ndërkohë që në qiell shpërthejnë fishekzjarre.

Gjermani

Në Gjermani ekziston tradita e djegies së një pjesë metali prej plumbi. Ajo digjet për disa minuta në flakët e qiriut dhe më pas futet menjëherë në ujë të ftohtë. Nga forma që do të marrë plumbi do të përcaktojë edhe se si do të jetë viti që po vjen.